Kurti kërkoi largimin e tij nga delegacioni serb, reagon Odaloviç: Jam i gatshëm të tërhiqem

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar sot në Bruksel që të largohet nga delegacioni serb Veljko Odaloviç, kryetar i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë. Odaloviç ishte drejtuesi kryesor politik i partisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë nga viti 1997, i cili aktivitetin politik në Kosovë e vazhdoi edhe pas luftës, duke përdorur edhe gjuhë të ashpër ndaj shqiptarëve e bashkësisë ndërkombëtare.

Ndërkohë, Odaloviç tha për mediat serbe se ishte befasuar kur kryeministri Kurti, atë dhe Angjelkoviçin i quajti Goebbels dhe Goering.

“Unë nuk kam asnjë problem, nëse jam pengesë, nuk jam dikush që nuk mund të ngrihet. Nëse jam unë problemi për gjetjen qoftë edhe të një trupi [kufome], nëse unë jam kushti, do të jem i gatshëm të tërhiqem. Do të bisedoj me presidentin [Vuçiq], kjo është një çështje serioze dhe unë shumë u befasova për të keq. Mendova se përfaqësuesit e Prishtinës do të dilnin me një plan, ata e thanë që vitin e kaluar në Bruksel. Ne prezantuam lokacionet e interesit tonë, ata të tyre. Ne i plotësuam të gjitha kërkesat e tyre. Ata nuk e zgjidhën asnjë rast tonë. Unë sinqerisht prisja që ai [Kurti] të thoshte sot, për pesë ditë do të shkojmë në Koshare, për 15 ditë do të jemi në Llapushnik, për 30 ditë në Liqenin Livoçit, për 40 ditë në Gjakovë. Këtë e prisja, por fatkeqësisht, për mua kjo është një situatë e pakëndshme. Unë jam i përkushtuar ndaj asaj që po bëj. Ajo që ndodhi sot dhe ky incident, respektivisht ajo që bëri Kurti, nuk do të më luhat”, tha Odaloviç.

Odaloviç deklaroi se para disa ditësh kanë përfunduar kërkimet në një vend që ishte punuar për vite me radhë dhe se janë gjetur trupat e gjashtë shqiptarëve të Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *