Kurti merr dozën e tretë kundër Covid-19 dhe vaksinën e gripit sezonal: E domosdoshme për të mbrojtur veten dhe të tjerët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 dhe në të njëjtën kohë ka marrë vaksinës kundër gripit sezonal.

Kurti apelon që të gjithë qytetarët të vaksinohet për tu mbrojtur nga virusi, ndërsa thekson se me përhapjen e variantit Omicron është urgjente që të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç të marrin dozën përforcuese kur të kenë kaluar 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.

“Sot e kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal në të njëjtën kohë dhe të njëjtën qendër të vaksinimit. Mundësia për të marrë të dyja vaksinat njëkohësisht, na jep mundësinë të mbrohemi nga të dyja sëmundjet, për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Sidomos kur e gjithë bota po përballet me variantin e ri të virusit Corona, i cili pritet shumë shpejt të vijë edhe në Kosovë, është urgjente që të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës sa të kalojnë gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë”, shprehet Kurti.

Kurti

Kosove

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com