Kurti mohon ‘krisjen’ me Ramën: Jemi takuar në Slloveni, Tiranë e Dhërmi. Nuk biem dakord për “Open Balkan”, por për të tjerat…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mohuar një krisje me Edi Ramën. Kurti thotë se me Ramën është takuar vazhdimisht në Tiranë, Slloveni e Dhërmi.

Po ashtu Kurti ka konfirmuar se me Ramën ka vetëm një kundërshti, për “Open Balkan”, por për të tjerat garanton se komunikon dhe bashkëpunon vazhdimisht.

‘’Herën e fundit kur kemi biseduar ishte para dy javësh në Bled të Sllovenisë ku ishim bashkë. Jemi takuar edhe në Tiranë, Dhërmi. Vazhdimisht takohemi. Ajo që është e përbashkët midis neve, është shumë më e madhe. Nuk biem dakord për Ballkanin e Hapur, çfarë të bëjmë tani. Për gjëra të tjera jemi në komunikim dhe bashkëpunojmë.’’- tha Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *