Kurti: Në qershor mund të rinisim dialogun me Serbinë, në prani të ndërmjetësuesve të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se në muajin qershor Kosova mund të nis dialogun me Serbinë.

Deklarata në fjalë erdhi pas takimit që ai zhvilloi me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Kurti theksoi se gjatë muajit maj do të takojë opozitën në Kosovë për të diskutuar për dialogun, ndërkaq theksoi se do të marrë pjesë në darkën e punës që do të organizohet gjatë muajit maj me liderët e Ballkanit në Bruksel.

“Javën e ardhshme do të aprovojmë programin qeverisës, dhe planin e punës dhe ai duhet të dërgohet për diskutim në Parlamentin e Kosovës. Në anën tjetër, kemi nevojë për më shumë informacione dhe dokumente për marrëveshjet e kaluara dhe procesit në përgjithësi për tu përgatitur për këtë. Gjatë muajit maj do të takojmë opozitën në Kosovë që të kemi edhe kontributin e tyre. Duam të kemi një dialog të përgatitur mirë. Nuk duam të bëjmë gabime, dhe kjo tregon se po e marrim shumë seriozisht. Vetëm duan dialog të përgatitur mirë. Fillimisht në maj do të kemi këtë darkën e punës me prijësit e Ballkanit Perëndimor, pastaj dikur në qershor mund të fillojmë me kapitullin tjetër të dialogut me praninë edhe të ndërmjetësuesve të BE-së”, tha Kurti gjatë konferencës me Borrell.

Ai ka përmendur edhe vaksinat, derisa ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian.

“Në mëngjes jam takuar me sekretarin e NATO dhe më vonë do të takohem me presidenten e Komisionit Evropian. BE dhe NATO nuk kanë alternativë për Kosovën. Këtë e kemi parë edhe gjatë kohës së pandemisë. Kosova është vend që as nuk mund ta imagjinojë të marrë vaksina nga vendet e lindjes sidomos nga Kina dhe Rusia. Ne jemi duke shikuar nga Evropa. Ne kemi pasur një fitore të madhe me 14 shkurt. Ne duam të tregojmë se për ne kjo vizitë nuk është vetëm simbolike, prandaj edhe ne jemi takuar me komisionarë ku kemi biseduar për tema të ndryshme dhe ne duam që t’i bashkërendojmë me Bashkimin Evropian për temat dhe prioritetet tona. Ne gjatë pandemisë kemi marrë 24 mijë vaksina, do të marrim një kontingjent tjetër në maj, porse neve na duhen më shumë në mënyrë që diaspora të mund të vije gjatë verës në mënyrë që të rritet ekonomia. Ne jemi shumë të varur nga diaspora dhe gjatë kësaj kohë të pandemisë është shumë e rëndësishme”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *