Kurti në Tiranë, Vjosa Osmani udhëton në Estoni: Kosova e vendosur të vijojë dialogun, por kemi linja të kuqe, s’pranojmë ndryshim të kufijve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur sot të udhëtojë në Estoni ndërkohë që kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkuar në Tiranë për Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Osmani ka folur nga Estonia për dialogun Kosovë-Serbi duke shprehur vendosmërinë për ta vijuar atë.

Ajo thotë se Kosova ka vija të kuqe, por nuk pranon në asnjë mënyrë ndryshimin e kufijve.

“Kosova është e vendosur që të vazhdojë dialogun dhe ne kemi vazhduar të bashkëpunojmë me vendet fqinje, përfshirë Serbinë, e cila ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në rajon. Kjo fazë e dialogut është një kapitull i ri për Kosovën, por ne kemi linja të kuqë se çfarë nuk do të vihet në diskutim. Nuk e diskutojmë assesi statusin tonë final. Kosova është vend i pavarur. Po ashtu, lëvizjën e kufijve nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Nuk do të pranojmë në Kosovë as modele si ajo e Republikës Serbe në Bosnjë, sepse ne duam ta mbrojmë Kosovën. Këto konsensione ne i kemi bërë me planin e Ahtisaarit. Një çështja e rëndësishme është edhe ajo e personave të zhdukur. Serbia duhet të tregojë se ku janë të zhdukurit”, ka deklaruar Osmani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *