Kurti nuk e priti në takim/ “Kosova të fokusohet tek mundësia që i është dhënë”, Rama: Do të luftojmë për njohje de-facto apo për Oso Kukën?!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë në mediat në Kosovë tha se Prishtina sot është në një moment të pashpjegueshëm, duke shtuar se vendi duhet të fokusohet tek mundësia që i është dhënë.

Sipas tij, për sa kohë që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është brenda Kushtetutës së Kosovës, nuk parashikon asnjë lloji të nivelit të tretë të pushtetit.

“Ne duam t’i çojmë fonde shqiptarëve në Preshevë, siç i ka çuar Qeveria e Kosovës, kurse fakti që do të marrin këto komunat serbe fonde, na shqetëson. Ndërkohë që, këtu bëhet fjalë për të bërë një zgjedhje të qartë strategjike dhe duhet të mbarojmë këtë fazë të historisë me atë që Albini e quan me të drejtë njohje de-facto, apo duam të luftojmë me të gjithë botën për Oson. O për Oso Kukën atje që të mos dorëzohet duke ndenjur brenda, i vetëvendosur me policinë që e ruan dhe për atë plesht të digjet i gjithë jorgani, apo ne të bëjmë gjerat që na takojnë dhe ta lartësojmë kombin shqiptar”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts