Kurti pas takimit me Ballën në Prishtinë: Kuvendet tona do të japin kontributin tyre, duke u kërkuar llogari qeverive mbi zbatimin e marrëveshjeve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, u pritën në një takim në Prishtinë nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Pas takimit me Ballën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se gjatë takimit u diskutua rëndësia e bashkëpunimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive, në veçanti këto marrëveshjet e fundit në Elbasan.

“Edhe Kuvendet tona respektive do të mund të japin kontributin e tyre, duke kërkuar llogaridhënie nga qeveritë se çfarë kemi bërë për të zbatuar marrëveshjen, por njëkohësisht edhe për t’u harmonizuar e sinkronizuar sa më shumë në arenën ndërkombëtare përsa i përket politikës së jashtme. Në Kosovë partitë politike nuk kanë dallime, sa i përket çështjes së Kosovës, por natyrisht nuk kanë as dallime përsa i përket çështjes së Shqipërisë, ndaj kjo e përbashkët e jona duhet të bëhet më funksionale dhe më aktive”, deklaroi Kurti.

Kurti

266357376 445101560314722 7091778534444623030 N

266627233 445101533648058 7439919201285483934 N

267132583 445101496981395 4200710603077768114 N

266496558 445101470314731 7057204348531324248 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.