Kurti refuzoi takimin me Ramën në Prishtinë?/ Genc Burimi nuk i kursen kritikat për kryeministrin: T’i bëhet mësim, kështu është kur fut hundët në punët e Kosovës

kurti refuzoi takimin me ramen ne prishtine genc burimi nuk i kursen kritikat per kryeministrin ti behet mesim keshtu eshte kur fut hundet ne punet e kosoves
kurti refuzoi takimin me ramen ne prishtine genc burimi nuk i kursen kritikat per kryeministrin ti behet mesim keshtu eshte kur fut hundet ne punet e kosoves

Analisti Genc Burimi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 komentoi turin ballkanik të kryeministrit Edi Rama dhe vizitën e tij në Kosovë, ku u shpreh se Rama po ‘fut hundët’ në punët e Kosovës.

Sapo mbërriti në Prishtinë, Rama u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por ende nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti, ku në lidhje me këtë, Burimi tha se ‘Ramës t’i bëhet mësim’.

“Rama ka filluar një show të ri, që nuk flet më për Shqipërinë. Ka javë të tëra që kërkon të përfshihet në fushën ndërkombëtare. Po bën një devijim të vëmendjes nga temat e brendshme. Kërkon të zgjedhë konfliktet globale, iu fut në lojë Kosovës, pa e ftuar njeri në lidhje me tensionet me Serbinë. Rama sot foli për Kanunin. Kur nuk të fton njeri, pse duhet të shkosh. Rama e trashi që me Haradinaj, ku u bashkia me Macron dhe Merkel për tu tallur me atë. Pas Haradinja gjeti si kokë turku Kurtin. Mos ia fut vëllait, për tu bërë me armikun  e vëllait, sipas kanunit kjo. Rama është një egoist që mendon për imazhin e tij dhe Kosova është një lojë për të që të bëhet një rol faktori në Rajon. Po i jep vetes një lloj roli që nuk ia ka kërkuar njeri.

[embedded content]

Pse Rama i dëgjon perëndimorët kur i thënë se Kurti po gabohet, dhe pse nuk e dëgjoi Gjermaninë që tha se Open Balkan është një pistë e gabuar? Përballë tij ka Kurtin, që ka atdhedashuri dhe për Shqipërinë. Kurti e kishte të vështirë të besonte se Rama do shkonte kaq thellë në tradhti. Rama vendosi të jetë aleat me Serbinë, shkoi edhe më lartë në tradhti. Ditën që u rrëmbyen tre policët kosovarë, Rama nuk e denoncoi menjëherë. Kur kishte këtë ndjesi Kanuni, pse nuk reagoi? Kurti i flet Ramës si institucion, pasi nuk ka dëshirë të takojë Ramën, pasi ky i fundit i çon marrëdhëniet personal, si përqafimi ndaj Melonit. Parësore për vendin tonë është heqja  e traut që na ndan. Është Rama që ka shkelur Kanunin.

Jemi vëllezër, por Rama e meriton, pasi është tallur. Ishte Rama që këtë miqësi e shkatërroi i pari, e jo Kurti. Imagjinoni që Kurti të bëjë një draf për Himarën dhe Belerin. Është i njëjti rast. Ftoi Clinton dhe jo Kosovën, bëhet kjo gjë? Ky nuk është Kanun i shkelur. Ramës t’i bëhet mësim, pasi nuk luhet kështu me njerëzit. Ishte Rama që krijoi një deviacion”, tha Burimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts