
Kryetari i Alancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas zhvillimeve të ditës së sotme që lidhen me dialogun në Bruksel.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të tërhiqet nga vendimi për targat.
Ai i ka kërkuar gjithashtu kryetari të Kuvendi Glauk Konjufca të thërrasë urgjentisht Parlamentin.
“I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë.
I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërras Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situatës së krijuar.
Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar”, shkroi ai.
Haradinaj ka ftuar gjithashtu edhe qytetarët serbë që të përmbahen nga aktet e dhunës.
“I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd”, shkroi ai.
Kreu i AAK-së u ka bërë thirrje qeverive në Kosovë e Serbi që të mos rrezikojnë jetët e njerëzve.
“Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve”, ka deklaruar Haradinaj.
(Balkanweb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al