Kurti tha se ngrohet me batanije, Kosova në terr/ Qytetarët përballen me mungesën e energjisë disa orë në ditë, Prishtina në kaos

Prej ditësh Kosova vuan nga mungesa e energjisë elektrike. Që prej deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se ngrohet me batanije, qytetarët përballen me orë të tëra me mungesën e energjisë.

Ndërprerjet e energjisë, kanë shkaktuar ngarkesë edhe në komunikacion, thonë mediat në Kosovë. Në lagje të caktuara, nuk kanë funksionuar as semefarorët, e kjo ka sjellë irritimin e banorëve.

Sakaq, kompania për Distrubimin e Energjisë Elektrike, ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase. Sipas KEDS-it, do të fillohet me kufizime të energjisë elektrike, të cilat priten të jenë rreth dy orë në ditë dhe do të prekin të gjithë qytetarët në kohë të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.