Kurti vazhdon vizitën në Bruksel, takohet sot me sekretarin e NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Bruksel, do të takohet sot me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kështu është bërë e ditur nga një njoftim i lëshuar në faqen zyrtare të NATO-s. “Të Enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s” thuhet në njoftim.

Kurti gjatë ditës së djeshme është takuar me kryeministrin belg, Aleksander De Croo, pastaj me komisionarin e BE-së për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Janusz Wojciechoëski dhe komisionarin për Drejtësi, Didier Reynders dhe shumë krerë të tjerë të institucioneve të BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *