Kurz: Akuzat e rreme më japin forcë të ec përpara

17:29 08/10/2021

Të gjelbrit kërkojnë largimin e Kurz, pas hetimeve për korrupsion dhe ryshfet

Kancelari austriak Sebastian Kurz  ka deklaruar për  mediat se akuzat e pavërteta janë arsyeja për të ecur përpara duke i hedhur poshtë ato.

  “Akuzat janë të rreme, por pikërisht sepse janë të rreme më japin forcën për të mbrojtur veten dhe për të ecur përpara”u shpreh ai.

Kancelari austriak Sebastian Kurz është nën hetim për korrupsion . Ai dyshohet se në përpjekjet për t’u zgjedhur në krye të Partisë Popullore në vitin 2016,  ndërmjetësoi me zyrtarë të Ministrisë së Financave që drejtohej nga partia ku ai bënte pjesë në atë kohë, për të dërguar reklama shtetërore me pagesë në disa të përditshme, me kusht që ato të lobonin për të.

Prokurorët dyshojnë se kancelari dhe të besuarit e tij e kanë blerë rrugën e tyre drejt  pushtetit me sondazhe të manipuluara të opinionit dhe një progandë mediatike të financuar.

Pas akuzave për korrupsion të gjelbrit duan të konsultohen për situatën në bisedime me palët e tjera, në mënyrë që të gjejnë një rrugëdalje nga kriza e qeverisë dhe të sigurojnë stabilitet.

Aftësia e kancelarit austriak për të qëndruar në detyrë shihet gjithnjë e më shumë me dyshim pas  hetimeve për shpërdorim, korrupsion dhe ryshfet.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *