Kurz: Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë rrugën e marrëveshjes për dialogun

Kancelari austriak Sebastian Kurz deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë rrugën e marrëveshjes mes njëra-tjetrës. Teksa vlerësoi të rëndësishëm takimin e së martës në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, Kruz tha se progresi i dialogut mes dy palëve ka qenë i kufizuar.

“Ato takime nuk janë të thjeshta dhe ne e dimë këtë. Progresi deri më sot ka qenë i kufizuar. Kjo është arsyeja pse takime të tilla janë të rëndësishme dhe shpresoj se do të ketë progres të duhur në të ardhmen. Kjo do të ishte mirë për qytetarët dhe të gjithë rajonin. Të gjithë duhet të kenë interes në mbajtjen e bisedimeve të tilla”, shtoi ai.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, kancelari austriak tha se thotë se rruga e zgjidhjes mund të jetë vetëm ajo në të cilën të dy palët do t’i afrohen njëra-tjetrës.

“Një zgjidhje tjetër nuk është e mundur. Për këtë kam biseduar me Miroslav Lajçak, i cili është një diplomat me përvojë, ish-Ministër i Punëve të Jashtme. Unë i thashë atij se jemi në dispozicion nëse mund të sigurojmë mbështetje. Rajoni është shumë i rëndësishëm për ne”. I pyetur se sa fuqi ka Brukseli në zgjidhjen e këtij problemi, Kurz tha se të gjithë pjesëmarrësit e dinë se bisedimet konstruktive, të cilat ai shpreson se do të çojnë në një zgjidhje, paraqesin një bazë për një jetë të qetë në rajon, për një zhvillim të mirë ekonomik dhe për integrimin evropian.

“Nga ana tjetër, njoftimet dhe premtimet nga Brukseli duhet të përmbushen, sepse përndryshe BE humb besueshmërinë dhe kjo do të ishte keq”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *