Kurz: Lufta kundër pandemive nuk njeh kufij kombëtarë

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, theksoi sot rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër pandemive.

“Kur bëhet fjalë për të luftuar pandemitë, nuk ka kufij kombëtarë ose gjeografikë, përkundrazi, kjo është diçka ku bashkëpunimi maksimal është i mirë për të gjithë ne”, tha Kurz për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në një kongres dixhital.

Kurz shprehu optimizmin se një kthim në normalitet do të ishte i mundur në Europë gjatë verës, nëse shumica e personave do të vaksinohen.

“Kjo është absolutisht e mundur, ky qëllim është brenda mundësive”, theksoi ai.

Sipas tij, dorëzimi i barabartë i vaksinave në të gjitha vendet e BE-së, në proporcion me popullsinë e tyre, është një parakusht i rëndësishëm për këtë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *