Kush do e mbushë boshllëkun e Merkelit në BE

[embedded content]

16:28 26/09/2021

Kancelaria u përball me një sërë krizash që goditën unionin

Fundi i epokës Merkel ngjall frikën e një boshllëku në Bashkimin Europian, përballë sfidave ekzistenciale me të cilat po përballet unioni. Analistët thonë se në më shumë se një dekadë e gjysmë, Angela Merkel vuri firmën e saj në përballimin e krizave si ajo e Eurozonës e 2010-ës dhe e refugjatëve në vitin 2015.

Falë politikës së saj të kompromisit dhe jo imponimit të vullnetit të vendeve më të fuqishme pavarësisht se ishte në krye të ekonomisë më të fortë të unionit, ajo ruajti një Europë të bashkuar në momentet kur rrezikohej më shumë shpërbërja e saj.

Sondazhet tregojnë se presidenti francez Emanuel Makron nuk e ze dot vendin e saj si forcë dominuese në Europë. Me pikëpyetje është edhe nëse pasardhësi i Merkelit në postin e kancelarit të Gjermanisë do t’ia dalë të ruajë lartësinë e saj në imazhin e një udhëheqësi gjithëpërfshirës në union.

Falë politikës së dyerve të hapura për refugjatët në Gjermani, që në të vërtetë nuk u mbështet nga gjithë vendet e Bashkimit Europian, unioni fitoi kurorën e një oazi të demokracisë dhe frymës liberale, në një kohë kur krahu autoritar u ngrit edhe në Uashington me Donald Trampin, krahas Moskës me Vladimir Putinin dhe Pekinin.

Pikëpyetje ngrihen edhe për Ballkanin Perëndimor, se sa të aftë do të jenë liderët e rinj gjermanë ta mbajnë gjallë Procesin e Berlinit për konsolidimin e paqes dhe përshpejtimin e integrimit në BE, në një moment kur skepticizmi mes vendeve të unionit rajonin është në nivelet më të larta të dekadave të fundit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *