Kush do e thërrasë mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Alibeaj apo grupi i Rithemelimit? Noka: Kemi rënë dakord dje për të…






Deputeti Flamur Noka tha sot nga selia blu se grupi i Rithemelimit e njeh Enkelejd Alibeajn si kryetari i grupit parlamentar të PD. Sipas Nokës me rëndësi është që mbledhjet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike do të zhvillohen duke nisur nga java tjetër me qëllim organizimin e agjendës përballë qeverisë.

Pyetje: Kush do e thërrasë grupin parlamentar Enkelejd Allibeaj apo grupi i Rithemelimit?

Flamur Noka: Kryetarin e grupit parlamentar do e takojmë sërish kemi rënë dje dakord për të vazhduar bisedimet për mbledhjet e grupit.

Grupi parlamentar do të mblidhet ne e respektojmë Alibeajn në cilësine e kryetarit e ky respekt do jetë deri në fund është kolegu e miku jonë është.

Pyetje: Fakti që s’e keni gjetur në seli sot as Alibeajn as Bardhin do te thote qe e kanë pranuar në heshtje vendimin e gjykatës?

Flamur Noka: Edhe Bardhi e Alibeaj janë të dy juristë që e njohin mirë ligjin, një gjë është universale vendimet e gjykatave nuk komentohen nuk diskutohen ato zbatohen.

Në 11 dhjetor folën drejtuesit e strukturave të partisë në 18 dhjetor anëtarësia, në 6 mars gjithë populli opozitar në datë 25 mars foli dhe drejtësia dha gjykata verdiktin jam i sigurtë që kolegët e mi, miqtë e mi e lexojnë më mirë se kushdo këtë gjë, sot pas bisedave që kemi bërë dje edhe me vendim gjykate në këtë institucion forcë politike njihet Komisioni i Rithemelimit politikisht ligjërisht e në cdo aspekt.

Pyetje: Me kerkese te PD ka nisur hetim disiplinor e ne SPAK kallezim penal ndaj gjyqtarit Zhukri, a jeni ne dijeni se i është bërë presion Zhukri për një vendim pro Rithemelimit? Ne kallezim thuhet se gjyqtari eshte takuar me nje anetar te grupit te Rithemelimit…

Flamur Noka: Nëse është takuar me një kriminel e ka bërë plan kriminal është tjetër gjë, drejtësia meriton të hetojë nëse është takuar me një qytetar të lirë të këtij vendi unë nuk e di ku qëndron problemi.

Ajo që doja të hidhja pas krahëve ishte shantazhi e kërcënimi që iu bë gjyqtarit 24 orë para se të merrte vendimi. Ai është vepër penale. Ne sot jemi për të pëcjellë mesazhin e bashkimit se unë kam dhe foto që po zoti Zhukri është takuar me njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës por për mua e për ne nuk ka asnjë rëndësi ajo, Disponojmë tani në telefon duke pirë kafe por kjo s’do të thotë gjë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.