Kush do të jetë pasardhësi i Boris Johnson?

15:46 09/07/2022

Dalin emrat e parë për lider të konservatorëve

Dorëheqja e Boris Johnson ka ngritur menjëherë pyetjen se cili do të jetë lideri i ri i konservatorëve britanikë.

Mediat britanike prej ditësh kanë listuar emrat e pretendentëve për të qenë kryetar partive që njëherësh nënkupton dhe marrjen e postit të kryeministrit.

Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga radhët e ministrave që dolën kundër Johnson dhe rrëzuan atë si kryeministër.

Ish kancelari i Financave, Rishi Sunak ka  shpallur kandidaturën e tij  dhe deri më tani shihet si një ndër më favoritët për të marrë postin e liderit të Partisë Konservatore.

Mbështetësit e Johnson që e kanë konsideruar Sunak një tradhtar duke e akuzuar atë për largimin e kryeministrit.

Emra të tjerë që kanë shpallur kandidaturën e tyre për të marrë drejtimin e konservatorëve janë edhe Tom Tugenhat, Kemi Badenoch, Suella Braverman.

Sekretari i Mbrojtjes britanike, Ben Wallec, i cili konsiderohej si një ndër pasardhësit e Kryeministrit Johnson ka njoftuar këtë të shtunë se ai nuk do të marrë pjesë në këtë garë. Sipas Wallec fokusi i tij është në mbajtjen e Britanisë së Madhe të sigurt duke ushtruar detyrën e tij aktuale.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.