“Kush e ka më të madh…?”, batuta e Justin Trudeau dhe Boris Johnson që “gajasi” liderët në mbledhjen e G7 (FOTO)

kush e ka me te madh batuta e justin trudeau dhe boris johnson qe gajasi lideret ne mbledhjen e g7 foto
kush e ka me te madh batuta e justin trudeau dhe boris johnson qe gajasi lideret ne mbledhjen e g7 foto

Ata mund të jenë mbledhur sot për G7-në më të rëndësishme ndër vite, por kryeministri britanik Boris Johnson dhe ai kandez, Justin Trudeau nuk i kanë kursyer aspak batutat nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Të dy kryeministrat kanë fluturuar për në mbledhjen e liderëve botërorë që zhvillohet në Berlin, drejt e nga takimi i Komonuelthit në Ruanda, kështu që kanë zgjedhur edhe momentin për të krahasuar madhësitë e avionëve të tyre zyrtarë teksa janë parë në aeroporte.

Johnson vuri në dukje se ai kishte parë të ashtuquajturin “Canada Force One” në pistë, përpara se Trudeau të bënte shaka me liderin e Britanisë duke këmbëngulur se Airbusi i kryeministrit konservator ishte më i madh se i tij.

Por, Johnson iu përgjigj homologut kanadez duke thënë se avioni i tij ishte shumë modest.

Me një gjatësi prej 44.5 metër, A321neo i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar është me të vërtetë më i vogël se Ç-150 Polaris i zotit Trudeau, i cili ka një gjatësi mbresëlënëse prej 46.6 metër.

Ç-150 Polaris, i quajtur ‘Canada Force One’ pasi u caktua avioni zyrtar i kryeministrit kanadez, gjithashtu krenohet me një hapje krahësh prej 44.5 metër dhe një shpejtësi maksimale prej 639 mph.

Në mënyrë të pabesueshme, ai mund të fluturojë gati 6000 milje pa pasur nevojë të furnizohet me karburant.

Për krahasim, A321neo i zotit Johnson ka një hapje më të vogël krahësh prej 35.6 metra, një shpejtësi maksimale prej 544 mph dhe mund të përshkojë një distancë prej gati 5000 miljesh. Megjithatë, ndryshe nga avioni i zotit Trudeau, ai mund të ketë më shumë pasagjerë rreth 244, krahasuar me 194 të Canada Force One.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts