Kush është “Doktori” i Cosa Nostra-s që u arrestua bashkë me djalin e tij. Lidhja me shqiptarin dhe meraku që kishte për mafiozët e rinj…

19:13 13/02/2022

Autoritetet në Romë arrestuan këtë të diel babë e bir, pjesëtarë të mafias siçiliane, Cosa Nostra, të cilët ndër të tjera akuzohen se po planifikonin për të hapur një kanal ndërkombëtar droge me vende si Brazili dhe vende të tjera nga Amerika e Jugut për të importuar kokainë.

Bëhet fjalë për Giuseppe Guttadauro, i njohur si “Il Dottore” (Doktori) dhe djali i tij Mario Carlo, të dy anëtarë të Cosa Nostra-s dhe të akuzuar sipas karabinierëve për krime të ndryshe të natyrës mafioze.

“Doktori” kishte organizuar një kanal për trafikimin e drogës nga jashtë, duke përdorur një aleat shqiptar për të siguruar hashashin dhe duke vendosur një treg kokainë me Amerikën e Jugut.

Më vonë, Guttadauro-t do të kishin asistencën e një stjuardi, i cili sipas hetimeve, kishte marrë një pagesë prej 300 mijë eurosh që do ta dërgonte në Brazil, sapo kokaina do të mbërrinte në Holandë.

Në një përgjim, babë e bir flisnin për një ngarkesë prej qindra kilogramësh në muaj që do të shkonte në Rotterdam me ndihmën e personelit të doganave.

Operacioni policor i pagëzuar Ymir, bëri të mundur po ashtu që të ilustronte ndasitë mes eksponentëve të vjetër dhe të rinj të Cosa Nostra-s.

Në përgjime, “Doktori” shprehte shqetësimin e tij për vlerat e mafiozëve të rinj, sidomos pas vendimi të dy prej tyre për të bashkëpunuar me drejtësinë. Ai i kërkonte të birit që të evoluonte, por duke ruajtur parimet e Cosa Nostra-s.

Giuseppe Guttadauro ishte vendosur në Romë pas lirimit nga burgu në Mars të 2021-s, nga ku drejtonte bizneset e tij dhe punët e mafias dhe e përdorte të birin për të mbajtur kontakte me klanet e Palermos.

Pjesë e këtyre hetimeve janë edhe persona të tjerë, mes të cilëve individë të lidhur me familjen e Matteo Messina Denaro, i njohur ndryshe si “Diaboliku”, kriminelit më i kërkuar në Itali dhe në arrati prej 3 dekadave./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.