“Kush fle me qentë gdhihet me morra!”- Rama ka një ndjesë për vajzat e nënat: PS sillet si grua në krye të vendit, PD-ja burri që luan bixhoz!



Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur sot nga Tirana u kërkoi ndjesë grave, vajzave dhe nënave, për faktin që politika u ka shtuar lodhjet dhe mërzinë, ndërsa perifrazoi shprehjen popullore se “kush fle me qentë gdhihet me pleshta”.

Rama tha se Partia Socialiste sillet si një grua në krye të vendit, ndërsa PD-në e krahasoi me shembullin e burrit që luan bixhoz.

Mesazhi im për të gjitha gratë, vajzat, nënat, ndjesë për gjithçka që politika ka bërë për tu shtuar lodhjet, mërzinë, dhe pakënaqësinë. Mirëkuptim për faktin se kur fle me qenin gdhihesh me morra. Është e pamundur të mos përzihesh e mos përbaltesh. Ama mirëkuptim për një të vërtetë të thjeshtë Shqipëria sot është shumë më tepër e grave dhe e vajzave sec ishte para se ne të merrnim detyrën. Dhe nëse kthehem në shembullin e asaj gruas me burrin që luan bixhoz, në 25 prill burri është PD-ja, gruaja është PS-ja. Kush do një forcë që në krye të vendit sillet si një grua voton PS-në. Kush do që në krye të vendit të ketë një burrë që luan bixhoz voton PD-në”, tha kreu i qeverisë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *