Kush i udhëheq talebanët

18:20 18/08/2021

Mullah Baradar pritet si hero në Kabul

Mullah Abdul Gani Baradar, kreu i byrosë politike të talebanëve u prit si hero këtë të Mërkurë, pas rikthimit të tij në vendlindje, në Kandahar.

Pritet që ai të jetë në krye të regjimit që talebanët po të instalojnë në Afganistan. 53-vjeçari jetonte në Doha të Katarit që prej vitit 2018, kur u lirua nga amerikanët si shtysë për dialogun që e nisur në atë kohë mes talebanëve dhe qeverisë afgane, teksa Uashingtoni kishte nisur fazën përfundimtare për tërheqjen e trupave nga Afganistani.

Katari ishte i vetmi vend ku talebanët kishin zyrën e tyre dhe prej asaj kohe ai ka qenë pjesë e ekipeve negociatore. Madje ai takoi në 11 shtator të vitit të kaluar në Doha, ish-sekretarin amerikan të shtetit Majk Pompeo.

Mullah Baradari nuk është udhëheqësi kryesor i talebanëve, por është zëvendësi i Baibatullah Akunzadës, liderit suprem të talebanëve, i cili pasoi Mullah Omarin pas vrasjes në 2013-ën. Baradar po ashtu është kunati i Mullah Omarit, bashkëshort i të motrës dhe bashkëthemelues i talebanëve, organizatë militantësh e krijuar nga ish-luftëtarë kundër Bashkimit Sovjetik në luftën e viteve ’80. 

Talebanët premtuan një qeveri të përbashkët me grupet të tjera politike, me synimin kryesor vendosjen e paqes dhe krijimin e një shteti të së drejtës, jo – disktriminues dhe gjithëpërfshirës sipas parimeve të Kuranit. Se sa do të arrihet, kjo vështirë të parashikohet. Analistët thonë se brenda tyre, talebanët kanë shumë rryma ekstremiste.

Sakaq edhe terroristët e Shtetit Islamik, aleatët e dikurshëm, akuzojnë talebanët se kanë rënë në marrëveshje me amerikanët për ta marrë ata nën kontroll Afganistanin. Ata kanë paralajmëruar nisjen e një lufte të re në vend kundër talebanëve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *