Kush janë nënë e bijë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, shpëtojnë dy vajzat e tjera

Në mesin e 10 viktimave nga aksidentit me autobus në Kroaci janë edhe një nënë e bijë nga fshati Devë i Gjakovës.

Të ndjerat janë Erlinda Binakaj, 19 vjeç, si dhe e ëma, Valentina Binakaj, 45 vjeç.

Lajmi për vdejken e nënë e bijë, e ka konfirmuar xhaxhai i Valentinës në një posim në Facebook.

“Sapo morëm lajmin Se dy pjestare të familjes sonë Binakaj humben jetën në aksidentin tragjikë që ndodhi sot ne Kroaci, gruaja e vëllaut tim Sylës, Valentina Binakaj si dhe vajza Erlinda Binakaj. Unë shpreh ngushëllime dhe garjetin e Zotit për të gjithë familjarët që humben më dashurit e tyre në këtë tragjedi.Me pikëllim të thellë Rasim Binakaj”, ka shkruar ai.

Mediat e Kosovës raportojnë se viktima Valentina Binakaj ishte së bashku me tri vajzat e saj në autobus.

Dy vajzat e tjera janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Slavonski Brodit, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *