“Kush ka përfituar nga Putin s’do lejohet të bëjë biznes”, avioni i oligarkut rus bllokohet nga Mbretëria e Bashkuar

Një avion privat në pronësi të një miliarderi rus është ndaluar të fluturojë në Mbretërinë e Bashkuar. Avionit, në pronësi të Eugene Shvidler, iu pezulluan lejet për të fluturuar pas një hetimi.

Në mars, Sekretari i Transportit i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, bllokoi aeroplanin të largohej nga aeroporti Biggin Hill në Londrën juglindore. Kjo ishte në kuadër të një hetimi mbi pronësinë e avionit. Avioni Cessna, ndodhet në Londër për t’iu nënshtruar mirëmbajtjes dhe riparimeve.

Shapps vizitoi aeroportin Biggin Hill për të parë nga afër aeroplanin. Ai tha se oligarkët rusë që kanë përfituar nga regjimi i Putinit nuk do të lejohen të bëjnë biznesin e tyre siç ishin përpara se “të fillonte kjo luftë krejtësisht e paprovokuar”. Shapps shtoi se avioni nuk do të shkojë askund, raporton BBC.

Ai gjithashtu njoftoi se të gjithë avionët rusë tashmë klasifikohen si “të paaftë për fluturim në hapësirën e Mbretërisë së Bashkura” sepse “ata tani nuk janë duke u shërbyer siç duhet” për shkak të sanksioneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.