“Kush nuk ja zbardhi faqen mazhorancës, t’i lerë vendin dikujt tjetër”/ Rama njofton mbledhjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS: Formimi i qeverisë do të bëhet në…






Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga fitorja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithë atyre që nuk kanë arritur rezultate pozitive në zgjedhje  të largohen dhe ti lënë vendin dikujt tjetër.

Në një takim me deputetët e rinj të Partisë Socialiste, Rama tha se PS do të nisë fushatën e hapjes, ndërsa njoftoi se në 12 qershor do të mbahet Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS.

Kryeministri u shpreh se qeveria e re do te formohet pas sezonit të verës, ndërsa puna për kalendarin e reformave legjislative dhe për planet e detajuara do te nisin tani dhe do të vazhdojnë deri në shtator.

“Me gatishmeri maksimale duhet të nisëm menjëherë një fushatë hapje të re të PS, ku do të krijojmë mundësi për përfshirje të atyre që duan të bëhen pjesë e kësaj familje dhe nga ana tjetër duhet të rirreshtojmë nga e para të gjitha forcat në terren bazuar në rezultatet e arritura.

Kush nuk ka arritur objektivin që nga niveli i drejtimit të organizatës deri tek niveli me i larte organizativ duhet t’ja lërë vendin dikujt tjetër. Nga ana tjeter kush nuk ja ka zbardhur faqen kësaj shumicë në nivele ekzekutive në territor duhet gjithashtu  t’ja lërë vendin dikujt tjetër.

Një Komisioni i posaçëm i organizimit duhet ti ngrihet me shpejtësi për ta koordinuar këtë proces dhe po ashtu ne cdo qark duhet te ngrihen komisionet  rajonale të organizimit që do ta jetësojnë këtë operacion ripërtërtitës me anëtarësime të reja.

Në 12 qershor PS mbush 30 vjeç dhe kjo është dita e duhur për të thirrur Kongresin e Jashtëzakonshëm, ku jo vetëm kremtojnë këtë përvjetor kaq te rendesishme, por do të paraqesim vizionin Shqipëria 2030 dhe angazhimet kryesore te programit qeverises.

Qeveria e re do të firmohet fill pas sezonit të verës, por puna për kalendarin e reformave legjislative dhe për planet e detajuara te ekzekutivit do të bëhet tani dhe deri në formimin e qeverisë.

Kongresi duhet të zgjedhe edhe Asamblenë e re Kombëtare ku duhet të hyjnë më të dalluarit në ndeshjen që sapo kemi fituar, te cilet do te marrin detyrat për fushatën e anetaresimeve te reja sipas një kalendari te paracaktuar”, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *