“Kush punon do goditet”/ Veliaj ironizon akuzat se disponon makinë luksoze “Maybach”: Ishte e dikujt nga Kamza, jo çdo mjet i parkuar është i imi









Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velaij ka hedhur poshtë akuzat se ai dispoznon një makinë luksoze “Maybach”. Në një intervistë për News24, Veliaj sqaron se nuk e ka një mjet të tillë dhe se kjo vërtetohet qartë. Ai u shpreh se jo çdo makinë e parkuar në kryeqytet është e tija, ndërsa theksoi se këto mashtrime bëhen për ta penguar në punën e tij.

Kryebashkiaku u shpreh se ata që e njohin e dinë që ai nuk eshte një person që i ka qejf rraqet, duke theksuar se shpifjet nuk e pengojne per te vazhduar punen.

“Kush punon do goditet. Unë ende pres që të mbaroj punën dhe të gjej atë “Maybach” tim që më pret poshtë zyrës, sepse jemi bërë qesharak nga mënyra si i bllokojmë njëri-tjetrit.

Ishte më seriozë kur kritikët e mi dhe parlamentarët e opozitës së asaj kohe vinin me pistoletë sepse tregonin një lloj serioziteti, por kur kanë ngelur tani që opozita nuk bëhet nga politika, por nga disa sharlatanë  të medias që të faturojnë makina që  kush më njeh unë jam as rraqexhi, nuk i kam qejf rraqet, nuk  i paragjykoj ata që i kanë qejf rraqet, por unë nuk jam ti tillë.

Kur shikon si ka degraduar diskursi i atyre që duan të të pengojnë thjesht më dhimbsen, por nuk më pengojnë.

Ju them që fokusohuni tek puna, sytë tek finishi kush punon fiton. Kush punon edhe shahet edhe i dalin lajme të rreme, i shkaktohen edhe dhimbje koke, janë pjesë e punës. Ende nuk ka lindur ai burrë që të më verë gjobë qoftë në media apo në politikë, por qartazi nuk ka lindur as ai gazetar që të thotë: Ore më falni, shpifa që nuk ishte makina e kryetarit të bashkisë. Se ajo vërtetohet kollaj, u pa që ishte e dikujt nga Kamza që kishte parkuar në qytet, jo cdo makinë që parkohet në qytet është e imja”, tha ndër të tjera Veliaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.