“Kush s’vaksinohet nuk hyn në auditore”/ Rama paralajmëron studentët: Mos dëgjoni teoritë konspirative. Deri në fund të dhjetorit…





Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur për vaksinimin me detyrim të studentëve dhe pedagogëve, duke paralajmëruar se në të kundër nuk do të hyjnë në auditorë.

Edhe njëherë kreu i qeverisë ka bërë apel për të gjithë që të shfrytëzojnë muajin e hapur për t’u vaksinuar dhe të mos dëgjojnë teoritë konspirative.

Rama theksoi se nuk mund te futemi ne situata te rrezikshme per shkak te atyre qe besojne te teorite konspirative.

“Vaksina jo domosdoshmërish të mbron nga vaksinimi, por në momentin që vaksinohesh të mbron nga vuajtjet dhe rreziku për jetën. Mos vaksnimi të çon deri në vdekje.

Studentët që nuk vaksinohen nuk do të hyjnë në auditorë. Nuk ka mundësi që pjesa që do të mbrohet të kërcënohet me ata që jetojnë me teoritë e konspiracionit apo jetojnë me frikëra antishkencore dhe të pajustifikueshme.

Nëse ne nuk do kishim pasur sukses në këtë proces, nëse nuk do kishim siguruar sasi masive vaksinash ne do kishim numëruar shumë viktima.

Tani ne nuk mund të hyjmë në situata të rrezikshme për shkak të atyre që thonë Bill Gates, apo Soros. Kush nuk vaksinohet nuk do hyjë në auditorë, qoftë për studentet qoftë për pedagogët. Kush nuk do të vaksionohet le të bëjë mësim alternativ. Në mjedise publike, ku të tjerët duan të studiojnë, të punojnë në shërbim të administratës, ti nuk hyn dot. Në momentin që vjen data për të hyrë në auditorë nuk ka hyrje nëse nuk je vaksinuar”, tha Rama.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se deri në fund të dhjetorit synohet të mbërrijnë mbi 3 milionë vaksina.

“Aktualisht më shumë se 2 mln janë vaksina të mbërritura, ndërkohë që deri në fund të dhjetorit presim të arrijmë deri në 3 mln vaksina. Me pedagogët dhe mësuesit jemi duke ecur mirë. Kemi arritur një mbulesë vaksinale deri në 60%”, tha Manastirliu.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *