Kushtet e favorshme të motit nuk i ka nxitur më tej zjarret

23:20 19/08/2021

Autoritetet: Nëse moti është i favorshëm zjarret do të vihen shpejt nën kontroll

Zjarret që kanë përfshirë Jugun e Francës janë afruan shumë pranë rivierës së Saint Tropez. Të  pyetur për mundësinë e zbulimit të viktimave të reja pas 2 viktimave të konfirmuara  në vend autoritet lokale bëjnë me dije se pjesa më e madhe e zonës tashmë është kontrolluar.

Rreth 1,200 zjarrfikës janë ende në terren ndërsa mbi 10,000 turistë dhe banorë të zonës janë evakuuar që nga e hëna.

Ndërsa zjarri është ende në progres në brendësi të Saint-Tropez, pasojat në biodiversitetit janë tashmë të konsiderueshme. Një specie e rrallë dhe e rrezikuar e breshkave është veçanërisht e prekur.

Edhe në Spanjën qendrore, një zjarr në një  pyll shpërtheu këtë fundjavë pas një aksidenti automobilistik në rajonin Avila. Sipas mediave spanjolle zjarri është stabilizuar por ka djegur më shumë se 20,000 hektarë me pyje.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *