Kushtet e motit jo në favor të Ukrainës/ Paralajmërimi i ish-komandantit të Mbretërisë së Bashkuar: Beteja për Donbasin, problemi më i ashpër për ukrainasit

Gjenerali Sir Richard Barrons, ish-komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Mbretërisë së Bashkuar, shpjegon se si kjo fazë e konfliktit në Ukrainë do të jetë e ndryshme nga fazat e mëparshme.

Ai theksoi se tashmë ka më shumë terren të hapur në rajonin e Donbasit, dhe me përmirësimin e motit, do të ketë më shumë mundësi për armaturën ruse – tanket që mbështesin këmbësorinë dhe artilerinë e blinduar që të dalin nga rrugët (ndryshe nga Kievi) për të “manovruar më shpejt. Kështu deklaroi ish-komandanti në një intervistë për programin ‘Today’ të BBC.

Ndërsa moti përmirësohet, ai thotë se kjo nuk është koha ideale për manovra me tanke jashtë, thotë ai. Por në këtë betejë të veçantë, rusët do t’u afrohen ukrainasve nga lindja dhe nga veriu dhe jugu për t’u përpjekur t’i rikthejnë, kështu që ky është një problem ushtarak më kompleks për ukrainasit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.