Kushtetuesja rrëzon kërkesën për imunitetin e ish-kryeministrit/ Hila: Koha që SPAK të përballet me Berishën. Hoxha: Vendim filo-PS!

kushtetuesja rrezon kerkesen per imunitetin e ish kryeministrit hila koha qe spak te perballet me berishen hoxha vendim filo ps
kushtetuesja rrezon kerkesen per imunitetin e ish kryeministrit hila koha qe spak te perballet me berishen hoxha vendim filo ps

Analisti Dritan Hila i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, komentoi vendimin e Gjykata Kushtetuese, e  cila rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për imunitetin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai u shpreh se vendimi që u mor nuk është në favor të Berishës, ndërsa shtoi se është koha që SPAK të përballet me ish-kryeministrin.

[embedded content]

“Ishte menduar se vendimi do ishte në favor të Berishës. Vendimi që u mor nuk është në favor të Berishës, tani hapet beteja për Berishën. Me SPAK është një betejë që s’do na lërë ta bëjmë vitin e ri rehat. Edhe SPAK i duhet të marrë  një vendim dhe të përballet me Berishën. Rrugën e hapur e ka që të thërrasë Berishën për ta marrë në pyetje, ose të bëjë apelin një herë në dy javë. Kuvendi i ka hapur derën SPAK, se çfarë do bëjë SPAK mbetet për t’u parë.”, u shpreh Hila.

Ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar të grupit të Berishës, Lisandër Hoxha tha se vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese ishte filo-PS, ndërsa shtoi se kjo e fundit po shmanget dhe nuk po bën detyrën siç duhet.

“S’kishte vendim! Është hera e parë që Kushtetuesja që shmanget dhe nuk bën detyrën, për mendimin tim të drejtë ka Berisha. Ky vendim ishte filo-PS në shkelje të kompetencave qe ligji i ngarkon gjykatësve. Ky organ nuk ka kompetencat ndaj ekziston imuniteti i deputetit. Pasi mund të sulmohen politikisht. Çfarë ka ndodhur? Regjimi vret. Kjo është logjika e ndjekur nga Kushtetuesja.”, tha Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts