Kuvendi e shkarkoi, por e njeh si President! Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës për “Rentën minerare”






Me 104 vota pro Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi nga detyra Presidentin e Republikës Ilir Meta, për shkelje të rënda të Kushtetutës pas propozimit të 39 deputetëve të maxhorancës dhe një raporti nga një komision i posaçëm.

presidenti Ilir Meta

Por teksa vendimi për shkarkimin e kreut të shtetit është dorëzuar në Kushtetuese dhe pritet që ajo të thotë fjalën e fundit, nëse Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën dhe duhet të largohen nga drejtimi i institucionit, Kuvendi vazhdon ta konsiderojë atë në krye të detyrës.

Dje, Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi mbi dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit për “Rentet Minerare”.

Kjo tregon që pavarësisht shkarkimit të Ilir Metës si president, me një shumicë të cilësuar, parlamenti i njeh aktet e tij.

Pavarësisht se ky komision rrëzoi me vota unanime dekretin e Presidentit për rishqyrtimin e Ligjit, vetëm diskutimi i një akti të tij tregon njohjen dhe ndjekjen e procedurave nga ky institucion.

Kreu i këtij Komisioni, Ilir Beqja në fjalën e tij tha se nga kthimi i këtij ligji priste më shumë duke i cilësuar qëndrimet e kreut të shtetit si opinione.

“E kam lexuar me shumë vëmendje dekretin, sepse mendoj që kreu i shtetit do të sillte diçka që ka më konkretisht dhe të drejtpërdrejt me fushën, por nuk pashë një gjë të tillë. Ndërkohë që opinionet se kush mund të jetë më shumë e rëndësishëm apo më pak e rëndësishme ngelin opinione.

Meqenëse flasim për Kushtetutën në “gërmë” dhe në “frymë”, vetë Kushtetuta i njeh Presidentit të drejtën e shprehjes me dekret për të kthyer një ligj aty ku ka shkelje kushtetuese. Në qoftë se në relacion në pikën 1 dhe 2 thonë që Kushtetuta nuk është shkelur, e gjithë ajo që vazhdon në pikën 3, është në tejkalim të kornizës kushtetuese që ka kreu i shtetit për të shpallur ligje apo kthyer ligje.

Vetë fakti që teksti që shoqëron dekretin por dhe parashtesa që bën me shprehje të natyre “do ishte më mirë” e kalon çështjen në opinion dhe dalin nga analiza kushtetuese. Besoj që një njeri që ka drejtuar ministrinë që ka fushë përgjegjësie edhe minierat duhet ta dijë shumë mirë se sa ne arkëtojmë nga “renta minerare”.

Teksti i dekretit thotë që ne bëjmë nisma për t’i favorizuar, sepse padyshim përdorimi i fjalëve favorizim nga lehtësim është bërë me qëllim nga Presidenti”, tha Beqaj.

Përfaqësuesi ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, deklaroi se:

“Rezulton se për ligjin e sjellë për rishqyrtim është dërguar në Kuvend pa kaluar në Komisionin e Ekonomisë. Ligji duket qartë që është për krijimin e lehtësive favorizuese për kompanitë që operojnë në sektorin e minerareve. Presidenti e ka kthyer këtë ligj duke nisur që nga procedura e shqyrtimit të tij. Nuk është shkelur dispozita ligjore, por nismat që kanë efekt të fortë financiar nuk mund të lihen në fund të mandatit të një kuvendi. Do të ishte më e mirë dhe objektive ka vlerësuar presidenti që nisma të tilla t’i liheshin parlamentit të ri. Në rast se ligji do të hyjë në fuqi do të kemi një koncept tjetër të përkufizimit të minerarit në “mineral të thatë” dhe kjo do të ketë ndikim të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit, si dhe cenon hapur interesin publik të qytetarëve shqiptarë”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *