Kuvendi e thërret në interpelancë për çmimet, Rama është në samitin e NATO






KELMENT BAÇI/ Kryeministri Edi Rama është thirrur për interpelancë në seancën e së enjtes në Kuvend, në lidhje me rritjen e çmimeve dhe masat e marra nga qeveria për përballimin e tyre.

edi rama kuvend

Kreu i qeverisë, në bazë të një kërkesë nga disa deputetë të Grupit të Rithemelimit, duhet të shpjegojë para ligjvënësve deklaratën e tij se: “Në kushtet e gjendjes së luftës në Ukrainë, që na prek të gjithë në e që duhet edhe ne të mbajmë barrën tonë”. Konkretisht, 9 deputetë kërkojnë nga Kryeministri Rama në interpelancë të sqarojë 3 çështje kryesore që kanë të bëjnë me paketën e masave për përballimin e krizës: gjendja e rezervave materiale të shtetit dhe gjendja e rezervës së sigurisë të naftës.

Kërkesa e deputetëve u paraqit një javë më parë, por nga maxhoranca u refuzua për shkak të kohës së pamjaftueshme për t’u përfshirë në rendin e ditës. Pavarësisht kësaj kërkese, Kryeministri Edi Rama nuk pritet të jetë i pranishëm në seancë, ndërsa nuk dihet nëse do ta delegojë përgjegjësisë te ndonjë anëtar tjetër i qeverisë. Mungesa e kreut të qeverisë nuk lidhet me shmangien e përgjegjësive, por për faktin se nesër mbahet në Bruksel samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s.

Burime për gazetën “Panorama” kanë bërë të ditur se Kryeministri Rama do të jetë prezent në këtë takim të rëndësishëm që lidhet me zhvillimet e fundit, veçanërisht luftën në Ukrainë dhe hapat e mëtejshëm që pritet të mbajë NATO për këtë konflikt të armatosur. Në rendin e ditës është përcaktuar edhe zhvillimi për 3 orë i mocionit me debat për rritjen e çmimeve dhe marrjen e masave të menjëhershme kërkuar nga PD. Për këtë debat është ndarë edhe koha e diskutimit, ku Grupi i PS-së ka 100 minuta në dispozicion, Grupi Parlamentar Demokrat 45 minuta, 9 minuta janë në dispozicion të “Aleanca për Ndryshim”, 9 minuta grupi “Për Demokraci dhe Integrim” dhe 17 minuta deputetët e pavarur.

Kërkesa e PD-së erdhi pas protestave të shumta në vend, që kundërshtuan rritjen e çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës. Në Kuvend pritet të diskutohet dhe miratohet edhe projektligji “Për miratimin e programit të statistikave zyrtare për vitin 2022-2026”, i cili parashikon edhe kryerjen e 3 censuve në vend. Në tetor të këtij viti është planifikuar nisja e censusit të popullsisë dhe banesave, ndërsa në fillim të 2024 censusi i bujqësisë dhe i fermerëve.

INTERPELANCA ME MINISTREN

Nesër në Kuvend është thirrur në interpelancë edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila do raportojë në lidhje me projektin e Unazës së Madhe te 5 Maji, Unaza e Laprakës dhe Paskuqan e kërkuar nga deputetët Albana Vokshi dhe Flamur Noka. Dy deputetët pyesin ministren Balluku se: Sa banesa preken në total të 5 maji? Cili është statusi i secilës banesë? Si do të kompensohen? Ata kërkojnë nëse është zbatuar legjislacioni aktual, Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut në ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, IKMT në shembjen e banesave të 5 majit. Dy deputetët kërkojnë të dinë nga ministrja se: A bëhen shpronësimet, shembjet për interes publik në rastin e 5 majit dhe a shkon projekti përtej nevojave të familjeve që u është shembur shtëpia prej dëmeve të tërmetit dhe kush është përfituesi real? Sa familje do të përfitojnë nga tërmeti? Sa banorë që u shemben shtëpitë do përfitojnë? Vokshi dhe Paloka adresojnë edhe pyetje të tjera si: A janë marrë masat për strehim të banorëve që u shemben shtëpitë? A është dakordësuar me ata siç ligji përcakton para se të shpërngulen? Pse refuzojnë banorët të firmosin aktmarrëveshjen që po u imponohet nga qeveria? Pse nuk hartohet në bashkëpunim me ata? Sa është vlera e kompensimit nga shteti për një banesë për ata që u shemben banesat?

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.