Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit/ Dega e PD-së në Vlorë publikon emrat e delegatëve pro “Foltores”









Degët e Partisë Demokratike në qytetet e vendit vijojnë të publikojnë emrat e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

pdvlore

PD e Vlorës, ka lexuar mëngjesin e sotëm emrat e firmëtarëve që kanë rënë dakord për zhvillimin e Kuvendit. Delegatët e PD dega Vlorë shprehen të qartë në vendimin e tyre.

Do të marrin pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit pasi sipas tyre ,nuk ka kuvend tjetër. Korrespondenti i Panorama.al, raporton se nga 285 delegatë që ka dega Vlorë në total, për Kuvendin e 11 dhjetorit kanë firmosur 215.

Sipas asaj që deklaron kryetari i kësaj dege, nuk ka asnjë delegat i cili të ketë firmosur për prezencë në të dy kuvendet teksa pjesëmarrja në 11 dhjetor pritet të jetë më e madhe se 215 delegatë nga Vlora.

Kryetari i Partisë demokratike Dega Vlorë, Genc Deromemaj shprehet i qartë se nuk do të ketë një kuvend të dytë. Sipas Deromemaj , Basha do të shkarkohet, pasi ky është një fakt tashmë. Delegatët shprehen të sigurt në vendimin e tyre dhe nuk i druhen një përjashtimi.

Ndërkohë degët e shoqatave të të përndjekurve politikë demokratë të Gjirokastrës, Tepelenës, Memaliajt, Përmetit dhe Këlcyrës mbështesin Kuvendin e thirrur ditën e nesërme më datë 11 dhjetor. Në një shkresë dërguar zotit Berisha, ish-të përndjekurit politikë i shprehin solidaritet ish-liderit historik për Kuvendin e ditës së nesërme.

dokumentiokok

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.