Kuvendi Kombëtar i Berishës, mbahet procesi i numërimit të votave për votëbesimin

kuvendi kombetar i berishes mbahet procesi i numerimit te votave per votebesimin
kuvendi kombetar i berishes mbahet procesi i numerimit te votave per votebesimin

Pasi Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit ka mbyllur punimet, ka nisur procesi i numërimit të votave për Sali Berishën, i cili kërkoi votëbesimin si kryetar i PD-së pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit.

Në Kuvendin Kombëtar të zhvilluar sot, ish-kryeministri Sali Berisha ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe vajza, Argita Malltezi.

Kujtojmë se në Kuvend nuk morën pjesë; Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, të cilët janë tre deputetët që mbështetën ish-kryeministrin në Primare, por nuk i janë përgjigjur ftesës.

Por përveç këtyre deputetëve, ftesa e Berishës nuk i janë përgjigjur dhe 15 deputetë që mbështesin grupin e Gazment Bardhit, madje as ky i fundit vetë. Të pranishëm në Kuvendin e “Rithemelimit” ishin 1203 delegatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts