Kuvendi mban 1 minutë heshtje për qytetarët dhe mjekën që humbjën jetën nga koronavirusi





Deputetët e Kuvendit kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat e shkaktuara nga koronavirusi në vendin tonë.

Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i cili propozoi në fund të pjesës së parë të seancës parlamentare që të mbahet një minutë heshtje.

“Unë propozoj të mbajmë një minutë heshtje për mijëra viktimat nga koronavirusi dhe humbjen e gjithatyre jetëve të mjekëve që luftuan me koronavirusin” – tha Shehu.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kanë humbur jetën 2.557 persona. Seanca parlamentare është ndërprerë dhe të vijojë në orën 13:00.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar përpara deputetëve të Kuvendit, programin e qeverisë Rama 3 duke listuar prioritetet e mazhorancës në 4 vitet e ardhshme.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *