Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, rrëzohet “Becchetti”








Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, i kërkuar nga opozita.

Ky projektvendim ka marrë 123 vota pro, zero kundër dhe zero abstenim.

Ndërsa ai për Becchetti-n i kërkuar gjithashtu nga opozita u rrëzua. Ky projektvendim u votua me 77 vota kundër dhe 46 pro, duke mos marrë kështu votat e nevojshme për miratim.

Po ashtu Kuvendi ka rrëzuar dekretin i Presidentit të Republikës nr. 13.179, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 25, datë 22.06.2021 i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

Ky dekret mori 43 vota pro dhe 76 kundër.

Gjithashtu Kuvendi rrëzoi edhe dekretin nr. 13.186, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 87/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 26, datë 22.06.2021 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”.

Edhe dekreti për të huaj nuk është miratuar, ai mori 43 vota pro dhe 76 kundër.

Kuvendi ka miratuar me 83 vota Rezana Konomi Perrolla si anëtare të Komisionit të Konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *