Kuvendi shtyn ngritjen e Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore! Alfred Rushaj: Na duhet më shumë kohë për të…








Kuvendi ka shtyrë ngritjen e Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore.

Kuvendi voton

Këtë e ka propozuar në fillim të seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj e cila ka gjetur dakordësinë e deputetëve për ta shtyrë ne mbledhjen e ardhshme.

Demokrati u shpreh se u duhet më shumë kohë për të diskutuar me PS për të vendosur dhe dakordësuar objektin e këtij komisioni.

“Siç e dini PD ka paraqitur një projektvendim për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore. Kemi pasur diskutime me PS për të dakordësuar objektin e këtij komisioni. Deri më tani nuk kemi gjetur dakordësinë. Por kemi propozuar që të vazhdojmë deri javës tjetër. Për këtë arsye propozoj heqjen nga rendi i ditës dhe diskutimin në seancën tjetër plenare” – tha rushaj.

“Këtë pikë të rendit të ditës e kalojmë për seancën tjetër” – tha Nikolla.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *