“Kuvendi të miratojë minimumin jetik prej 200 eurosh”, Sorina Koti: Qeveria do ta mbajë popullin të varfër

kuvendi te miratoje minimumin jetik prej 200 eurosh sorina koti qeveria do ta mbaje popullin te varfer
kuvendi te miratoje minimumin jetik prej 200 eurosh sorina koti qeveria do ta mbaje popullin te varfer

Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti ka deklaruar se Kuvendi ende nuk ka miratuar minimumin jetik, simbolikë shumë e nevojshme për shqiptarët.

Ajo ka deklaruar se PD ka propozuar TVSH-në e shportës 6% dhe minimumin jetik prej 200 eurosh.

Deklarata e plotë:
Minimumi jetik, kjo simbolikë kaq e nev ojshme për shqiptarët ende nuk është miratuar nga parlamenti i Shqipërisë. Ne si Parti Demokratike kemi kohë që e kemi depozituar këtë projektligj në Kuvend, por ende nuk është marrë asnjë lloj mase nga Lindita Nikolla dhe nga Komisioni i Ekonomisë.
Ne kemi kërkuar që ky minimum jetik të vendoset sepse kjo situatë e vështirë ekonomike për Shqipërinë, ndoshta do të ndihmojë sado pak qytetarët në këto vështirësi, qoftë të inflacionit, si në rritjen e çmimeve.
Është një situatë që vetëm Shqipëria, nuk e ka të miratuar minimumin jetik, kjo vlerë e cila do të ndihmonte sadopak për daljen nga kriza dhe varfëria.
Shqipëria është nga vendet e vetme në Ballkan dhe të Europës, që nuk e ka të miratuar me ligj minimumin jetik. Ne kemi kërkuar me ngul disa herë për ngritjen e saj, por ende nuk ka asnjë rezultat.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe për propozimin që kemi bërë ne për shportën, me TVSH e shportës që ka qenë 6 % që të ndihmohen qytetarët shqiptarë për të dalë nga kjo vështirësi ekonomike.
Por duket se qeveria gjithmonë do ta mbajë këtë popull të varfëruar, të shtypur, për shkak se mund ta kontrollojë më lehtë.
Ne kemi propozuar TVSH-në e shportës 6%, kemi propozuar minimumin jetik prej 200 eurosh, çka do të thotë se ky 200 eurosh nuk është i llogaritur nga PD-ja, por janë llogaritur nga ekspertët me të mirë të ekonomisë shqiptare, të Avokatit të Popullit, kemi marrë rekomandime nga të huajt dhe patjetër që ne kemi dalë në këtë konkluzion që do të thotë, që minimumi jetik prej 200 eurosh do të thotë çdo dalje nga buxheti i shtetit, ndihmë ekonomike, pensionet duhet të fillojnë nga 200 euro.
Ne jemi realistë, ne dimë si funksionon shteti shqiptar ku ka pensione që janë gati në nivele shumë të ulëta më pak se 200 euro, ka pensione që janë edhe 12 mijë lekë të reja, pensione të cilat në zonat rurale shkojnë në 8 mijë lekë të reja, ndihmë ekonomike që është gati 3 mijë lek të reja.
Kjo situatë duhet të mbarojë një orë e më parë, parlamenti i Shqipërisë dhe Kuvendi duhet ti rikthehet normalitetit, sepse në fund të fundit jemi ne ata të cilët do të marrim vendime për të rinjtë, për pensionistët dhe të gjitha shtresat në nevojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts