“Ky është babalja i vërtetë”- Rama flet për projektin e portit të Vlorës: Për punë ditësh nxjerrim dokumentet për peshkimin! Tragetet do spostohen









Kryeministri Edi Rama foli sot në Vlorë për projektin e portit dhe procedurat për portin e peshkimit. Rama deklaroi se për punë ditësh do të nxirren dokumentet ndërsa shtoi se më pas pritet të nisin nga puna.

“Portin e Peshkimit po e fillojmë. Bëjmë të gjitha procedurat. Punë ditësh për të nxjerrë dokumentet. Punë ditësh fillojmë nga puna,. Aty do bëhet investim i madh aty afër, Do jetë edhe porti i peshkimit. Edhe tragetet do të spostohen që të kenë një vend të veçantë”, tha Rama.

Ai u shpreh se shteti është mbështetës ndërsa menaxherët e portit të peshkimit do të jenë vetë qytetarët.

“Do jeni ju që do e menaxhoni. Shteti është thjesht mbështetës. Koha ikën shpejt, punët marrin ndonjëherë më shumë kohë. Jo bie tërmet, jo pandemia, jo lufta, jo u rritën çmimet. Ndonjëherë shtyhen projektet por ne nuk i ndahemi”, deklaroi ai.

Në fund Rama u ndal të bënte foto edhe me disa nga personat që ishin në takim me të. “Ky është babalja i vërtetë jo ai”, u shpreh Rama me batutë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *