“Ky është realiteti që Albin Kurti duhet të pranojë”/ Petkoviç: Nuk do të ketë heqje të targave serbe

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar pas marrëveshjes së arritur ditën e sotme në Bruksel me Kosovës dhe Serbisë.

Me një postim në Twitter ai deklaroi se sot fillon epoka e përmbushjes së marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel.

“Ky është realiteti që Albin Kurti duhet ta pranojë sa më shpejt të jetë e mundur. Duke filluar nga marrëveshja që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë, e cila do të jetë tema e takimit të parë të ardhshëm në Bruksel. Pas dy ditësh negociatash të vështira, ne arritëm një marrëveshje me të cilën jemi të kënaqur! Ne kemi mbrojtur automjetet me tabelat e qyteteve serbe në Kosovë, nuk do të ketë më heqje të targave serbe apo vendosje të targave me shenja nga Prishtina”, ka shkruar Petkoviç në Twitter.

Petko

Në një komunikatë të lëshuar nga Bashkimi Evropian, lidhur me marrëveshjen e arritur sot thuhet ndër tjerash se “BE-ja mori parasysh shqetësimet e ngritura nga pala e Beogradit në lidhje me moszbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *