“Ky është vetëm hapi i parë”- Basha publikon mesazhin: Ndryshimet kushtetuese të domosdoshme. Të ndahet politika nga krimi (VIDEO)








Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku thekson se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi.

basha mesazhi

Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi. Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE-së”, shprehet kryedemokrati.

MESAZHI I PLOTË 

Ka një dhe vetëm një pengesë që e mban tetë vjet Shqipërinë në vendnumëro në procesin e integrimit Europian dhe ky është fakti që Shqipëria udhëhiqet nga një njeri dhe nga një grup njerëzish që kanë vënë interesat e tyre personale, pushtetin e tyre personal dhe lakminë e tyre për t’u pasuruar dhe për ta mbajtur këtë pushtet në mënyrë të paligjshme mbi interesat e çdo shqiptari.

Dhe rruga e vetme për ta zhbërë këtë, për ta hapur portën drejt Europës është për t’u rikthyer tek demokracia, tek sundimi i ligjit dhe tek ndëshkueshmëria e korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar.

Prandaj kemi propozuar këtë paketë të amendamenteve kushtetuese si një paketë urgjence kushtetues. Ndërkohë nuk kam hequr dorë nga platforma për demokracinë që kam shpalosur në janar të këtij viti. Nga ndryshimet e thella kushtetuese. Nuk kam hequr dorë nga propozimet e mia, që forcojnë kontrollin dhe balancën e institucioneve, që nga bikameralizmi tek kufizimi i kryeministrit në dy mandate, tek forcimi i kompetencave të institucioneve të pavarura tek shumë hapa të tjerë, që mund dhe duhet të hidhen, por do të hidhen në bashkëpunim dhe bashkërendim me të gjithë faktorët e shoqërisë, ato që quhen forca të gjalla të shoqërisë, në një dialog, të cilit prej Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut, e kemi shpallur dhe po e vëmë në lëvizje, me instrumentet brenda partisë, përmes platformës qytetare për demokracinë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *