“Ky nuk është bashkim, por mashtrim”- Deputeti i PD i ashpër në mbledhjen e Grupit: Ja kam thënë edhe Flamur Nokës dhe…









Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferri në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar ka deklaruar se kjo që po ndodh në forcën politike që ai përfaqëson nuk është bashkim, por është mashtrim.

Gjate mbledhjes se sotme te grupit parlamentar.2 12 prill

“Kjo nuk është bashkim, por mashtrim. Ja kam thënë edhe Flamur Nokës dhe ai e ka pranuar”, mësohet të këtë thënë Xhaferri, raporton gazetari i Panorama, Mariglen Kume.

Kujtojmë që më herët gjatë mbledhjes, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt.

“Përbashkimi i PD ka patur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në baze si te deputetë për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarje, por po ju them në këtë kontekst u shprehëm publikisht se ne e pranojmë si kryetar grupi edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bere hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku që pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse psh. Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tager, Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratet e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë.”, tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.