La Bajernin e Mynihut për Barcelonën, rrëfehet Levandovski: Ëndrra ime La Liga dhe…









Sulmuesi i kombëtares polake, Robert Levandovski, duke folur për mediat e vendit të tij ka deklaruar se e ka pasur ëndërr të luajë në La Liga dhe të jetojë në Spanjë.

LEVANDOVSKI 1

Pak muaj më parë polaku firmosi për Barcelonën, me të cilën ka bërë një nisje të shkëlqyer në këtë sezon, duke realizuar 11 gola.

 “Mendoja se jeta ime do të ishte disi më frenetike në Spanjë, por deri më tani ka shkuar relativisht qetë.

Njerëzit e respektojnë privatësinë time. Pastaj Barcelona është një qytet turistik dhe ndoshta edhe unë do të përfshihem nga vorbulla këtu. Gjithsesi, ne jemi një familje aktive që na pëlqen të ecim rrugëve të qytetit.

Të jetoja në Spanjë dhe të luaja në La Liga ka qenë ëndrra ime”, tha Levandovski./ PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *