La detyrën në mes të pandemisë Covid-19, ish-ministrja e Shëndetësisë në Francë nën hetim për keqmenaxhimin e krizës

Ish-ministrja e Shëndetësisë e Francës Agnès Buzyn po hetohet zyrtarisht për mënyrën sesi ajo e trajtoi pandeminë Covid-19.
Prokurorët thanë se Buzyn është nën hetim për “rrezikimin e jetës së të tjerëve”, pasi u largua nga roli i saj në shkurt 2020 pasi kandidoi për bashkinë e Parisit.
Ky është një nga rastet e para në botë të një ministri të mbajtur ligjërisht përgjegjës për trajtimin e pandemisë.

Zonja Buzyn gjithashtu mund të përballet me një akuzë për “dështimin për të luftuar një katastrofë”, sipas gazetës Le Monde.

Në një seancë gjyqësore të Premten, 58-vjeçarja tha se mirëpret mundësinë për të shpjeguar veten dhe “për të vërtetuar të vërtetën”, raportoi agjencia e lajmeve AFP.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *