NASA ka publikuar fotot mbresëlënëse dhe në të njëjtën kohë të frikshme të të marra nga astronautët e NASA -s nga Uragani Aida, i cili konsiderohet si uragani i pestë më i madh që ka goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara.
Imazhet janë marrë nga astronautët në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar para se të shpërthejë uragani i Kategorisë 4 të dielën. Erërat frynin me një shpejtësi prej 150 kilometrash në orë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë, duke shkatërruar kulmet e ndërtesave, ndërsa pesë persona humbën jetën.
Rreth një milion njerëz janë pa energji në Misisipi dhe Luiziana pas uraganit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al