Një ditë më parë u nda nga jeta peshëngritësi nga Elbasani, Vehap Xhindoli. Ndërkohë Presidenti i Republikës, Ilir Meta i shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit elbasanas.
Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shqiptar thotë se Xhindoli ka dhënë një kontribut të çmuar si sportist dhe trajner i suksesshëm.
“Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh Vehap Xhindoli, një nga figurat historike të peshëngritjes së qytetit të Elbasanit, me kontribut të çmuar si sportist dhe trajner i suksesshëm.
Personalitet sportiv i gjithanshëm, ai luajti një rol të veçantë edhe për zhvillimin cilësor të atletikës dhe akrobacisë, veçanërisht si themelues i cirkut të Elbasanit, duke lënë pas një trashëgimi sportive që gjithmonë do të nderohet dhe kujtohet me respekt.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe komunitetit elbasanas për këtë humbje të pazëvendësueshme! Të prehet në paqe”, shkruan Presidenti Meta.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al