“La Travita” e Giuseppe Verdit sillet në skenën e Teatrit Kombëtar, Meta: I lumtur që në këtë mbrëmje artistike u promovuan talentet e reja

Presidenti Ilir Meta, ka publikuar disa foto në rrjete sociale nga shfaqja e një prej kryeveprave të Giuseppe Verdit, “La Traviata”, e performuar në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Meta shkruan mbi fotot e publikuara, se ishte i lumtur që ditën e djeshme, që shënonte dhe Ditën Botërore të operas, ndoqi një mbrëmje artistike ku u promovuan talentet e reja të TKOB.

Postimi i Metës:

Dje në Ditën Botërore të Operas, me shumë kënaqësi ndoqa vënien në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të një prej kryeveprave të Giuseppe Verdit, “La Traviata”.
I lumtur, që në këtë mbrëmje artistike u promovuan talentet e reja të TKOB, të cilët i merituan plotësisht duartrokitjet e zjarrta të artdashësve të pranishëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *