Laboratori i ri në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Rama u jep porosi: Bëni manualin e shërbimeve me pagesë, me ato para vazhdoni financimet









Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, për të inspektuar ngritjen e një laboratori të ri të Inxhinierisë Kimike.

“Një laborator i fjalës së fundit të Inxhinierisë Kimike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës si askund në rajon, në vazhdën e ndërkombëtarizimit të universitetit dhe futjes në treg të dijes akademike”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Në takimin e zhvilluar, Rama dha porosi që Fakulteti të ofrojë shërbime me pagesë për privatin ose agjencitë shtetërore.

“Rektori është shumë i qartë në këtë pikë që tani ky laborator duhet të vihet në funksion të gjenerimit të të ardhurave të fakultetit, gjëja që ne kemi parashikuar me Paktin për Universitetin e që na takon ne ta bëjmë është që në gamën e shërbimeve që ju mund të ofroni e këtë gjë duhet ta bëni, që të bëni një manual për shërbimet që Fakulteti i jep shërbimit privat apo shtetëror.

Në këtë rast po them kot Agjencia Kombëtare e Ushqimit, vjen e thotë këto janë pikat tona si na ndihmoni ju.

Metrologjia që merret me matjen e karburanteve standarteve do thotë si na ndhihmoni ju
dhe në sektorin provat ka industri që mund t’ju shfrytëzojnë ju. Ju e bëni me pagesë e me këto para vazhdoni financoni”, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.