Laçi gati për Dinamon, titullari i rëndësishëm i kurbinasve gëzon Mirel Josën









Laçi mori humbjen e parë nën drejtimin e Mirel Josës në ndeshjen e shkuar ndaj Vllaznisë dhe këtë javë duhet me patjetër që skuadra të reagojë dhe të kthehet te rezultatet pozitive për të mbajtur hapin e tjerëve dhe për të synuar më pas ngjitjen në renditje, ku objektivi minimal është kualifikimi në kompeticionet europiane.

Regi Lushkja

Ndeshja e radhës për kurbinasit luhet të premten në Laç, në orën 13:45 ndaj Dinamos, një skuadër, që ashtu si Laçi ka shfaqur limite dhe probleme. Është një ndeshje mes të barabartësh dhe këtë e tregon qartë edhe rezultati 1-1, i regjistruar në fazën e parë të Superiores me dy ekipeve si dhe avantazhi prej vetëm 1 pikë i bluve në renditje.

Nëse Laçi vjen nga një humbje minimale, te Dinamo ndodh ndryshe sepse djemtë e Shkëmbit arritën ta mundin Kastriotin, edhe pse mes vështirësish, ku portieri Bakaj ishte heroi i ndeshjes.

Mirel Josa e pret Dinamon në Laç me një armë më shumë. Regi Lushkja, i cili mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë për shkak se kishte plotësuar numrin e 4 kartonëve të verdhë, do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.

Një lajm i madh për kurbinasit, duke qenë se zëvendëskapiteni është një nga më të mirët e Superiores dhe element thelbësor për manovrën e skuadrës në të dyja fazat e lojës, atë sulmuese dhe mbrojtëse.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.