Laçi ia hedh me 100 mijë lekë për goditjen ndaj Bozhiqit, Disiplina ultimatum Tiranës për Karabecin



Komisioni i Disiplinës dhe i Etikës kanë bërë publike së fundmi vendimet e marra, për incidentet e ndodhura në javën që sapo lamë pas. Vlen të theksohet se Laçi ia ka hedhur me një gjobë 100 mijë lek për goditjen me shishë në kokë ndaj zv.trajnerit Ilir Bozhiqi në sfidë ndaj Partizanit, ndërkohë që i është vendosur ultimatum Tiranës, për shlyerjen e mesfushorit Erando Karabeci.

disiplina

Nuk i ka shpëtuar dënimit, as lojtari i Dinamos, Niko Paterni, i cili uli të mbathurat në sfidë ndaj Burrelit. Futbollisti italian është dënuar me 2 ndeshje pezullim.

VENDIMET E DISIPLINËS DHE ETIKËS: 

  1. KF Tirana, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  2. KF Laçi, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarit të klubit kundërshtar, në bazë të neneve 63/1/c, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  3. Akademia e Futbollit, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Bylis, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  4. Shënkolli, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-13 – Grupi A, kundër KF Vllaznia, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  5. Lojtari i Vora U-17, Emiljano Brahimaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. FK Apolonia U-17, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  7. Lojtari i FK Dinamo, Nico Paterni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i Tibo 5×5, Ergi Laze, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  9. Tibo, për shkak të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit 5×5 kundër Royal, në bazë të neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  10. Grade Up, për aktivizimin e lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit 5×5, kundër Primo, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  11. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Erando Karabeci. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 36, datë 05.11.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Disiplina dhe Etika

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *