Lacio e Sarrit e fillon me 10 gola, tre shqiptarë titullarë dhe njërin që tund rrjetën








Mauricio Sarri debuton me një fitore të thellë në pankinën e Lacios. Sigurisht, bëhej fjalë për një test miqësor ndaj një ekipi amator të lokalitetit ku po kryen fazën përgatitore, Top 11 Radio Club 103, por gjithsesi ishte një mundësi e mirë për të vënë minuta në këmbët e lojtarëve.

dfdffffff

Ndeshja u mbyll me shifrat 10-0 për skuadrën e Lacios, e ku titullarë ishin tre futbollistë shqiptarë. Në portë, luajti nga minuta e parë Thomas Strakosha, i cili duket se mund të rifitojë vendin e tij në katërkëndor kundrejt Reinas pasi Sarri ka premtuar se do të kenë shanse të barabarta.

Në mbrojtje sigurisht që kishte hapësirë për Hysajn, i cili ishte një nga elementët që u afruan me kërkesë të trajnerit i cili e ka drejtuar edhe te Empoli e Napoli. Ndërsa në sulm, Sarri e nisi me Muriqin nga minuta e parë. Zgjedhjet diktoheshin edhe nga mungesat e lojtarëve të impenjuar me përfaqësueset e tyre në aktivitetet ndërkombëtare, por gjithsesi ishte një mundësi e mirë për lojtarët shqiptarë që të tregonin se sa vlenin para trajnerit.

Kjo ishte një mundësi e mirë sidomos për Muriqin, i mbrojtur me zell nga trajneri sot para tifozëve të cilëve u kujtoi që të mos e kontestonin dhe sulmuesi u përgjigj duke shënuar një nga golat në këtë duel.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *